Lista e Kosovës: Bunjaki fton futbollistin e Barcelonës

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki në një konferencë për media ka zbuluar listën për dy ndeshjet e radhës që Kosova, i luan në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Bunjaki, ka njoftuar se në listë risia është talentin 17-vjeçar i Barcelonës, Labinot Kabashi.