Futbollisti kroat i frikësohet hakmarrjes serbe në Shkodër

Më 6 tetor Përfaqësuesja e Kosovës zhvillon ndeshjen e parë si vendas, në Shkodër nga Kroacisë.

Në prag të kësaj ndeshje, ‘Jutarnji List’ ka bërë një intervistë me sulmuesi kroat të Kukësit, Pero Pejiq.

Pejiq u premton kroatëve se do t’u bëhet një pritje madhështore në Shqipëri, pasi që shqiptarët i konsiderojnë kroatët miq të mëdhenj.

Por Pejiq, ka zbuluar se të shqiptarët ekziston një frikë se mos dikush po përgatit hakmarrje për dronin e Beogradit, ku u ndërpre ndeshja Serbi – Shqipëri, të cilën ndeshje CAS-i e vendosi në favor të kuqezinjve.

“Shqiptarët frikësohen, por edhe po përgatiten se dikush do të mund që pikërisht në këtë takim të kryejë hakmarrje për atë dronin në Beograd. Por, gjendja e gatishmërisë është e lartë, shqiptarët do të bëjnë gjithçka që të mos vijë as deri tek incidenti më i vogël i cili do ta prishte ndeshjen historike”, ka thënë Pero Pejiq, futbollisti kroat që luan për Kukësin për Jutarnji List,