Zyrtare: Hysaj nënshkruan me Napolin

Elseid Hysaj më në fund ka nënshkruar kontratën e re me skuadrën italiane Napoli.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare gjatë ditës së sotme ka hedhur nënshkrimin e tij në kontratën e re me klubin napolitan.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio, që Hysaj ka nënshkruar deri në vitin 2021.

Mirëpo zyrtarizimi nga klubi pritet të bëhet javën e ardhshme pasi presidenti Aurelio De Laurentis ndodhet jashtë vendit dhe ka kërkuar vetë të bëjë zyrtare këtë marrëveshje të re.

Paga e Hysajt te Napoli do të jetë 1,4 milionë euro, ndërsa do të rritet nga viti në vit deri në vitin 2021 kur do të jetë 2,5 milionë.

Me kontratën e re Hysaj ka edhe një klauzolë prej 50 milionë euro.