Shënon sërish Bersant Celina, mposht Rashicën në derbin kosovar në Holandë (Video)

Twente e ka fituar derbin e javës në futbollin holandez.

Ky derbi vuri përballë dy yjet e Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celinën dhe Milot Rashicën.

Derisa ky i fundit u zëvendësua në pjesën e parë si pasojë e lëndimit, Celina shënoi golin e dytë për Twenten, për fitoren 2:1.

Ky është goli i tretë për Celinën në fanellën e Twentes, nga koha e huazimit nga Manchester City.