Tovërlani akuzon Prishtinën pas derbit

Tajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani, ka lëshuar akuza të shumta në drejtim të Prishtinës dhe lojtarëve të saj me përvojë.

Sipas tij, zhagitja dhe provokimet e shumta të ardhura nga lojtarët me përvojë të kryeqytetasve, ndikuan edhe në rezultatin e ndeshjes.

Skuadra e tij u mposhtë 1:0 nga Prishtina, për herë të dytë brenda një muaji.

“Patëm raste të qindpërqinda, tri-katër herë topi kaloi rreth vijës së portës. Goli i hershëm dhe provokimet e lojtarëve me përvojë të Prishtinës, ndikuan tek lojtarët tanë, të cilë u munduam t’i qetësojmë. Ata patën shumë fat, zhagitje, nuk po mundem t’i kuptoj pse kaq shumë zhagitje një klub si Prishtina”, tha Tovërlani për SuperSport Kosova, raporton Gazeta Olle.

Sipas tij, Prishtina në shumë ndeshje ka fituar me fat, dhe deri në fund të kampionatit ka ende shumë kohë. “Është vetëm java e gjashtë, ka shumë ndeshje për t’u luajtur. Prishtinën nuk mund ta përcjellë fati deri në fund të kampionatit, e pamë se si shpëtoi nga Gjilani në minutat shtesë, pastaj nga Liria dhe sot në Drenas. Nuk e di deri ku do t’i përcjellë fati, ka edhe shumë kohë, shumë ndeshje, ne na mbetet të përmirësohemi”, shtoi ai.

Sidoqoftë, ai nuk harroi të përmend mungesat e sotme të tij, sulmuesit Blerand Kurtishaj e Mendorim Hoti, të cilët sipas tij mirë Prishtina.