Lëndimi i çuditshëm i Douglas: Dëmtohet duke fjetur në autobusin e ekipit

Mbrojtësi i djathtë Douglas Pereira rrezikoi të humbasë ndeshjen Barcelona-n, klubi që e ka huazuar te Sporting Gijon, dhe gjithë kjo pas një incidenti në autobus gjatë rrugës së kthimit nga ndeshja e së mërkurës në Vigo kundër Celta-s. Sipas gazetarit Gerardo Ruiz nga Onda Deportiva Asturia, braziliani ndjeu një dhimbje në prapanicë pasi kishte fjetur në pozicion të keq teksa flinte në autobus.

Teksa ka frikë se dhimbja mund të përkeqësohet dhe ai mund të humbasë ndeshjen me Barça-n ditën e shtunë, klubi shpreson që mos të ndodhë kështu. Ai ishte në gjendje të bënte pak palestër të enjten, siç e zbuloi vetë lojtari në kanalin zyrtar të Sporting. “Jam mirë, jam i gatshëm. Kam bërë disa ushtrime specifike,” deklaron Douglas. Ai ka luajtur pesë ndeshja gjatë këtij sezoni në La Liga. Ndeshja kundër Barça-s do të jetë speciale për të dhe ai nuk do të mungojë.