Icardi gëzon tifozët e Interit

Rinovimi i Interit me kapitenin e tyre, Mauro Icardi, thuhet se do të zyrtarizohet këtë javë, me rritjen e pagës së tij për më shumë se pesë milionë euro në vit.

Sulmuesi ishte i lidhur me një transferim fitimprurës këtë verë, por këmbëngul se ai kurrë nuk ka menduar për tu larguar nga Nerazzurët.

Tani Sky raporton se një zgjatje e kontratës është rënë dakord mes Icardit dhe klubit, e cili do të bëhet zyrtare në javën e ardhshme.

Është pritur që argjentinasi do të marrë një pagë deri në 5.5 milionë euro në sezon, me marrëveshje që përmban një klauzolë lirimi prej 100 milionë euro, e cila do të jetë e vlefshme vetëm për klubet e huaja.

Icardi ka treguar vlerat e tij për Interin gjatë ditës së djeshme, duke shënuar një gol dhe duke dhuruar një asistim në fitoren 2-1 të ekipit të tij ndaj Juventusit në ‘Derbyn d’Italia’ në San Siro.