Drita ka amanet për të mos e rikthyer këtë trajner

Kush do ta zëvendësojë Sadat Pajazitin tek Drita? Bekim Isufi përmendet si zëvendësues i mundshëm, por që faqja e Dritës në Facebook, ka dalë me një deklaratë kundër rikthimit të tij.

“Ata që e mbajtën Dritën gjallë për shumë vite, kryesisë së re ia lanë 2 amanete, e njëra ndër to ishte që “Bekim Isufi të mos rikthehet kurrë më në klubin e Dritës”, shkruan Drita në Facebook.

Isufi disa herë ka drejtuar Dritën, kurse momentalisht është drejtor sportiv i Feronikelit.

dritaaaaa