Dorëhiqet Përzhaku, vjen Elshani

Hamdi Përzhaku ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të skuadrës së 13 Qershorit nga Suhareka. Këtë gjë, Përzhaku e ka bërë para nisjes se edicionit të ri të garave në Superligën e Femrave.

Ai thotë se aryset e largimit të tij janë të shumëta. “Kam dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit te 13 Qershori. Arsyet janë të shumta, sidoqoftë tashmë rrugët tona janë ndarë dhe unë i dëshiroj suksese skuadrës”, u shpreh Përzhaku për Gazetën Sheshi.

Më parë edhe tetë futbollistet kryesore të kësaj skuadre ‘braktisën’ ekipin nga Suhareka. Përzhaku kishte arritur sukses historik me 13 Qershorin duke e quar këtë skuadër në finale të Kupës, për herë të parë në histori, po ashtu dy vite kjo skuadër renditej në pozitat 2, respektivisht 3.

Skuadrën e 13 Qershorit tashmë po e udhëheq, Zymer Elshani.