Ja sfida e vetme që zhvillohet sot në Vala Superligë

Kalendari i javës së pestë në elitën e futbollit kosovar na rezervon përballjen ndërmjet fqinjëve të Drenicës dhe Feronikelit. Derbi drenicas do të zhvillohet këtë të shtunë me fillim nga ora 15:00 në stadiumin Bajram Aliu në Skenderaj, shkruan Gazeta Sheshi.

Dy skuadrat ndodhen në mesin e tabelës, derisa kuq e zinjtë kanë një pikë më shumë se kampionët në fuqi. Dueli i së shtunës mund të jetë përcaktues për pozitën e skuadrave në tabelë.

Sfidën pritet ta drejtojë gjyqtari Bajram Gashi, derisa do ndihmohet nga asistentët Lumturie Muhadri dhe Fatmir Abrashi. Ndërkohë gjyqtari Besfort Kosumi do jetë si refer i katërt.

/Gazeta Sheshi/