Ja 10 yjet që mund t’i bashkohen ende Kosovës (FOTO LAJM)

Përfaqësuesja e Kosovës këtë muaj zhvilloi ndeshjen e parë zyrtare, ku u përballë me përfaqësuesen e Finlandës, pwr kualifikimet e Kampionatit Botëror, ndërsa për këtë ndeshje ishin të ftuar 25 futbollistë nga ana e përzgjedhësit Albert Bunjaki.

Listës së Bunjakit mund t’i shtohen edhe shumë lojtarë të tjerë kosovarë në ndeshjet e radhës, të cilët kanë të drejtë tw veshin fanellën e Kosovës.

Lojtarët si Loret Sadiku, Arbër Zeneli, Besart Berisha, Mërgim Vojvoda dhe Elbasan Rashani janë konfirmuar dhe do të jenë në dispozicion të Bunjakit.

Duke i llogaritur ardhjet e këtyre si të përfunduara, “Borozani.com” ka përmbledhur 10 futbollistë, të cilët gjithashtu mund të luajnë për përfaqësuesen e Kosovës, gjithmonë me kusht nëse ata pranojnë të luajnë për Kosovën dhe plotësohen dokumentacionet dhe lejet e kërkuara nga FIFA.

1. Përparim Hetemaj

Mosha: 29. Skuadra: Chievo. Përfaqësuesja aktuale: Finlanda, 39 paraqitje – 4 gola.

2. Florent Hadërgjonaj

Mosha: 22. Skuadra: Ingolstadt. Përfaqësuesja aktuale: Zvicra U21, 9 paraqitje.
3. Adnan Januzaj

Mosha: 21. Skuadra: Sunderland. Përfaqësuesja: Belgjika, 6 paraqitje
4. Donis Avdijaj

Mosha: 20. Skuadra: Schalke. Përfaqësuesja: Gjermania U19, 2 paraqitje
5. Ylli Sallahi

Mosha: 22. Skuadra: Karlsruher. Përfaqësuesja aktuale: Austria U21, 8 paraqitje – 2 gola6. Albian Ajeti

Mosha: 19. Skuadra: St. Gallen. Përfaqësuesja aktuale: Zvicra U21, 3 paraqitje7. Almen Abdi

Mosha: 29. Skuadra: Sheffield Wed. Përfaqësuesja: Zvicra, 6 paraqitje
8. Valdet Rama

Mosha: 28. Skuadra: Würzburger Kickers. Përfaqësuesja: Shqipëria, 15 paraqitje – 3 gola9. Arianit Ferati

Mosha: 19. Skuadra: F. Düsseldorf. Përfaqësuesja: Gjermania U19, 7 paraqitje – 1 gola10. Florian Kamberi

Mosha: 21. Skuadra: Karlsruher. Përfaqësuesja aktuale: Zvicra U21, 2 paraqitje – 1 gol