Mourinho: Ja si e binda Pogban të vinte tek United

Jose Mourinho ka folur haptazi për mediumin prestigjioz Goal.com në lidhje me transferimin e mesfushorit francez, Paul Pogba, në Manchester United, transmeton Gazea Sheshi.

“Ishte e vështirë për ta bindur Pogban. Është dashur ti shkruajë shumë mesazhe. Një në mëngjes dhe një tjetër në darkë. Duhej ti shkruaja vazhdimisht që të mos nënshkruante me ndonjë skuadër tjetër”, ka thënë Mou.

Më tej ai ka vazhduar të flasë në lidhje me kompeticionin më të rëndësishëm në Europë, duke e quajtur si të pavlerë përderisa aty nuk luan Manchester United.

“Liga e Kampionëve pa Manchester United nuk është Liga e Kampionëve, sikurse Manchester United pa Ligën e Kampionëve, nuk është Manchester United”.

/Gazeta Sheshi/