Ndodh në Shqipëri- Hiqen karriget në ‘Elbasan Arena’ (Foto)

Nuk kanë fund çudirat në futbollin shqiptar.

Rasti më i fundit vjen nga Elbasani, ku Partizani u kanë bërë kërkesë drejtuesve të stadiumit “Elbasan Arena” që të heqin stolat ku do të vendosen tifozët e kuq për ndeshjen e sotme kundër Vllaznisë që është duke u zhvilluar, shkruan Panorama Sport.

Arsyeja, sa e paprecedent aq edhe qesharake: mbështetësit e kuq mund t’i thyejnë stolat në nerva e sipër gjatë ndeshjes.

Ndaj, për t’iu shmangur përgjegjësive apo ndonjë ndëshkimi të mundshëm, ata kanë gjetur këtë zgjidhje të pazakontë.