Real Madrid vjen me një vendim të çuditshëm pas bllokimit të merkatos nga FIFA

Real Madrid's President Florentino Perez gestures during a news conference at Santiago Bernabeu stadium in Madrid, Spain, November 23, 2015. REUTERS/Juan Medina

Real Madridi e ka ndryshuar politikën e zakonshme të merkatos.

Një gjë e tillë vjen pas sanksionit nga FIFA, që ia ka bllokuar klubit madrilien merkaton deri në vitin 2018.

“Los Blancos” kanë vendosur që të rinovojnë kontratat me shumicën e futbollistëve të rinj të skuadrës për dy sezonet e ardhshme, shkruan “Fichajes”.

Në këtë mënyrë, Reali do të sigurojë një numër të konsiderueshëm futbollistësh deri në vitin 2018, kur do të hiqet sanksioni nga FIFA.