Montella tregon kush është fajtor për dështimet e Milanit

Milani nuk e ka nisur mirë sezonin e ri, duke pësuar dy humbje në tre xhirot e para në Serie A.

Humbja e dytë erdhi gjatë ditës së diele, ku u befasua nga Udinese në ‘San Siro’, duke u mposhtur me rezultat minimal 0:1 me një gol të vonshëm nga Stipe Perica.

Milani kishte disa raste në pjesën e parë, por sulmuesi Carlo Bacca nuk arriti të gjejë rrugën drejt portës. Trajneri, Vincenzo Montella, mendon se nuk është faji i sulmuesve për këto dy dështime, por i gjithë ekipit.

“Bacca? Problemi nuk është te Bacca, problemi është se humbëm ndeshjen”, tha Monetella, i cili shtoi: “Bacca nuk mund të jetë problemi përderisa skuadra nuk mund të shënojë. Është paraqitja e ekipit ajo që duhet të ndryshojë. Duhet të bëjmë paraqitje më të mira”, deklaroi Montella.