Mourinho ka disa fjalë për Guardiolan

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourimho ka lavdëruar Manchester Cityn dhe trajnerin e saj Pep Guardiola.

Ai tha se City ka skuadër shumë të mirë dhe po ashtu një menaxher të mirë.

“City është skuadër shumë e mirë. Ata ishin po ashtu të mirë një vit, dy, tre vite më parë. Ata kanë skuadër dhe menaxher shumë të mirë. Ata janë pretendues për titull dhe ne duhet ti respektojmë”, ka thënë Mourinho gjatë konferencës për media.

Ai po ashtu foli nëse ka presion për këtë ndeshjes, ku tha se jo presion, por kjo ndeshje për të është speciale.