Kampioni i’a bën sefte

Feronikeli ka shijuar tre pikët e para sezonale, derisa në kuadër të javës së tretë në Vala Superligën e Kosovës, në shtëpi e ka mposhtur skuadrën e Trepçës ’89 me shifra bindëse 4-1, shkruan Gazeta Sheshi.

Zhdrella, Kurtishaj, Hoti dhe Maliqi ishin katalizatorë të këtij triumfi për kampionët në fuqi, ndërkohë John realizoi golin e vetëm për skuadrën udhëtuese.

Feronikeli – Trepça ’89 4-1

-Mbyllet ndeshja.

90′ Zhdrella gjuan por dobët.
68′ Milicaj tenton goditjen, jashtë portës.
56′ GOL. Behar Maliqi rikthen epërsinë prej tre gola për vendasit, derisa i përgjigjet bukur harkimit të Milicajt.
50′ GOL. John realizon një supergol nga distanca, duke ngushtuar kështu epërsinë, 3-1.

-Fillon pjesa e dytë.

-Mbyllet pjesa e parë.

44′ Fiton Hajdari qëllon shtyllën nga afërsia, duke mos arritur të ngushtojë rezultatin.
40′ Shpëtim Idrizi tenton goditjen nga distanca, ‘gardiani’ vendas Neziri përgjigjet për mrekulli.
35′ Hasani tenton në goditjen e parë për udhëtuesit, por topi i devijuar përfundon vetëm në fundore.
30′ GOL. Mendurim Hoti realizon golin e tretë për vendasit, derisa i përgjigjet bukur konbinimeve të Maliqit dhe Milicajt.
24′ GOL. Blerand Kurtishaj realizon golin e dytë për vendasit në këtë ndeshje, duke ndëshkuar një gabim të mbrojtjes vendase. Ai nuk e feston golin në shenjë rrespekti për ish skuadrën e tij.
17′ GOL. Mentor Zhdrella me një goditje të fuqishme brenda zonës dhe arrinë të realizojë në portën e Hajdinit, duke kaluar kështu vendasit në epërsi.
15′ Kurtishaj provon të shënojë me gërshërë, por Maloku e devijon topin në fundore.
08′ Shabani gjendet në një mundësi të mirë shënimi, por gjuan vetëm mbi portë nga afërsia.
04′ Blerand Kurtishaj provon goditjen nga afërisa, por bukur i përgjigjet Hajdini.
03′ Vendasit pretendojnë për një penalti në këtë fillim ndeshje, por gjyqtari kryesor Gramoz Shala heshtë.
-Starton ndeshja.

Feronikeli: Neziri, Krasniqi, Doshlaku, Gërbeshi, Haliti, Shabani, Zhdrella, Maliqi, Lladrovci, Kurtishaj dhe Hoti. Trajner: Afrim Tovërlani.

Trepça ’89: Hajdini, Islami, Izmaku, Potoku, Troshupa, Mustafa, Maloku, Hasani, Idrizi, Maxhuni, Hajdari. Trajner: Bekim Shotani.

/Gazeta Sheshi/