Kjo është formula interesante e suksesit te Gjilani

Isa Eminhaziri pastaj Betim Haxhimusa.

Gjilani si duket ka zgjedhur formulën e fitoreve. Kjo u dëshmua në dy përballjet e fundit, me Feronikelin dhe sot me Ferizajn.

Në të dy ballafaqimet, gjilanasit fituan 2:1 dhe shënuesit ishin të njëjtit, Isa Eminhaziri dhe Betim Haxhimusa.

Dhe, kjo nuk përfundon këtu. Në të dy duelet, i pari që realizon është Eminhaziri, kurse fitoren e vulos Haxhimusa, shkruan Gazeta Sheshi.

Pra, me një fjalë, formula është kjo: Eminhaziri+Haxhimusa=Fitore

Ndryshe, Gjilani në fundjavë do të jetë nikoqir i Drenicës.