Messi tregon arsyen pse u bë biond (Foto)

Biondi i Barcelonës, Lionel Messi, ka treguar arsyen pse vendosi të bënte një ndryshim drastik në dukjen e tij.

Superylli argjentinas shkaktoi reagime të ndryshme në botën e futbollit kur u shfaq me dukjen e tij të re gjatë pushimeve me familjen.

I pyetur rreth ngjyrosjes së flokëve, ai ka treguar se ishte një moment i nevojshëm ndryshimi për të qetësuar paksa shpirtin pas dështimit në Copa America.

lionel

“Në një ditë të vështirë vendosa t’i ngjyros flokët, kisha nevojë të filloja nga një shenjë”

“I thash vetes: ‘Duhet të bëj një pushim të pastër dhe të nis nga fillimi’”, ka shpjeguar Messi në një intervistë me figurën komike, Mingo.