Finlandë – Kosovë, ndeshjen mund ta shikoni në këto televizione

Përfaqësuesja e Kosovës sot nga ora 20:45 do të nisë ndeshjet kualifikuese për Botërorin e futbollit “Rusia 2018” në “Veritas Stadium” kundër Finlandës.

Kjo ndeshje po pritet me padurim në Kosovë. Dhe, për t’ua sjellë sa më afër këtë ballafaqim, dy televizione vendore do ta transmetojnë drejtëpërdrejtë.

Fjala është për televizionin publik, RTK dhe platformën Digitab, përkatësisht Super Sport Kosova. /Gazeta Sheshi/