Dueli me Finlandën, Zvicra iu bën “dhuratë” kosovarëve (Foto)

Gazeta e njohur sportive zvicerane “Blick” do të ofrojë mbulim drejtpërdrejt me koment në portalin e tyre online nga takimi debutues i Kosovës në kualifikueset e Kupës së Botës kundër Finlandës.

Kjo vjen për shkak se shumë emigrantë nga Kosova jetojnë në Zvicër, dhe interesi për këtë takim është shumë i lartë.

Për “Blick” nuk është hera e parë që i kushton rëndësi lexuesve me kombësi tjetër nga vendasit.

Kujtojmë që para ndeshjes hapëse të Kampionatit Evropian mes Shqipërisë dhe Zvicrës, shkrimet në lidhje me ndeshjen do të botohshin në dy gjuhë, atë gjermane dhe atë shqipe, për shkak se shumë shqiptarë jetojnë në Zvicër dhe interesi për atë ndeshje ishte tepër i madh.