Trajneri i Ukrainës: Kosova luan lojë të papastër – shkollë serbe

Përfaqësuesja e Ukrainës ka arritur në Mitrovicë për përballjen me Kosovën në kuadër të eliminatorëve për “Eurobasket 2017” ndërsa trajneri i përfaqësueses ukrainase, Evgeny Murzin, ka thënë se e njeh fort mirë ekipin kosovar.

Para nisjes trajneri ukrainas ka folur për stilin e lojës së Kosovës, për të cilin ka thënë se është stil i shkollës serbe, raporton Koha.net.

“Kemi mjaft informacione për Kosovën. Lojtari i tyre më i mirë është Justin Dollman, lojtar i Barcelonës. Kanë lojtarë që janë të mirë nën trapez. Ekipi luan me kontakt dhe basketboll të papastër – shkollë serbe”, ka thënë Murzin.

“Kanë lojtarë të ngjashëm me Fesenkon, Kravtsov ose Pustovoy, sepse ne krijojmë lojën bazuar në fuqinë tonë”, ka thënë veç të tjerash ai.