Kosova nis misionin Anti-Finlandë (FOTO)

Sot në Qendrën Kombëtare sportive në Eerikkila në Finlandë, ku është e vendosur Përfaqësuesja e Kosovës para dite mbajti seancën e parë stërvitore, ku paraprakisht në sallë me videoprojektor kanë analizuar disa nga ndeshjet e Finlandës me kundërshtarë të ndryshëm.

Atmosfera në përfaqësuese është mjaft e mirë dhe entuziaste.

Gjendja shëndetësore e futbollistëve është e mirë dhe sipas fajlëve të mjekut dr. Murat Berishës, nuk ka asnjë problem, ndërkaq po bëhet sipas planit për trajtim fizioterapeutik.

Për veshjen e ekipit përfaqësuese është kujdesur kompania e mirënjohur spanjolle KELME, e cila ka marrë obligim veshjen për këtë ndeshje, ndërkohë që FFK-ja do të bisedojë pas kësaj ndeshje për të vazhduar bashkëpunimin.

Përfaqësuesja do të ketë stërvitjen e dytë sot pas dite.