Vokrri tregon nëse Shaqiri do të luajë për Kosovën

Fadil Vokrri nuk e ka quajtur të mbyllur çështjen e Xherdan Shaqirit.

Ai ka theksuar që gjilanasi ka kohë për ta bërë kërkesën deri më 4 shtator.

“Shaqiri ka kohë ende për të ardhur te Kosova. Ai ka mundësi ta dërgojë kërkesën deri më 4 shtator”, deklaroi Vokrri, përcjellë Lajmi.

Vokrri është shprehur që një gjë të tillë kanë mundësi ta bëjnë edhe yjet tjerë.