Messi rikthehet në stërvitje me Kombëtaren për herë të parë pas pensionimit (Foto)

Gjatë ditës së djeshme, Barcelona doli me një komunikatë zyrtare duke treguar për shqetësimin e Lionel Messit.

Sipas klubit katalunas, Messi vazhdon të ketë shqetësime në këmbën e tij të majtë dhe se është në dyshim për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës që Argjentina i zhvillon ndaj Uruguait e Venezuelës.

Mirëpo, edhe përkundër kësaj, Messi ka dal në stërvitje, që njëherit është e para pas vendimit që kishte marrë për t’u pensionuar, vendim ky që doli të ishte i përkohshëm.