Ky do të jetë kapiteni i Kosovës

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, i cili do të jetë edhe kapiten i ekipit, ka folur rreth ndeshjes ndaj Finlandës që Kosova, e zhvillon me 5 shtator në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror Rusia 2018.

Portieri kosovar ka thënë se në Finalndë do të kërkojnë rezultat pozitiv.

“E dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë pasi Finlanda ka një ekip shumë të mirë por ne do të shkojmë atje të kërkojmë rezultat sa më pozitiv”, u shpreh Ujkani.