Bytyqi komenton kartonin e kuq, fajëson gjyqtarin

Futbollisti i Hajvalisë, Valon Bytyqi ishte tejet i pafat në debutimin e tij për ekipin nga paralagja e Prishtinës, pasi veç humbjes si vendas nga Drenica 1:0, u ndëshkua edhe me karton të kuq pas dy të verdhëve nga gjyqtari, Selim Jusufi.

Ish-futbollisti i Lirisë pohon se ekipi i tij nuk e meritoi humbjen aq sa edhe ai kartonin e dytë të verdhë dhe për këtë fajëson gjyqtarin mitrovicas.

“Nuk e kemi merituar humbjen, por ndodhi që gjyqtari t’ia dhurojë fitoren Drenicës. Ai ka qenë i njëanshëm gjatë tërë ndeshjes dhe i njëjti nuk e meriton të referojë në Superligë. Futbolli është lojë burrash dhe nuk ndalet për çdo gjë”, theksoi Bytyqi për Gazetën Sheshi.

“Hajvalia ka pasur një start të keq, mirëpo shumë shpejt do të vijnë ditë të mira për ne, pasi kemi lojtarë shumë cilësorë në skuadër”, përfundoi Bytyqi.

Hajvalia në xhiron e ardhshme luan kundër Prishtinës në Obiliq.