E pabesueshme: Ja sa pasime bëri Ter Stegen në duel me Bilbaon

Barcelona i është bashkuar Real Madrid dhe Las Palmas në krye të La Liga me pikë të plota, pasi fitoi 1-0 kundër Athletic Bilbao në “San Mames”. Katalanasit kontrolluan ndeshjen që në fillim të saj dhe pasi humbën disa raste flagrante me anë të Lionel Messi dhe Arda Turan, gjetën golin e fitores në minutën e 21-të të pjesës së parë me anë të Ivan Rakitic.

Ndërkohë, Ter Stegen nuk do ta harrojë lehtë mbrëmjen në “San Mames”, ku ai përsëriti rekordin e vënë në La Liga me 46 pasime gjatë një ndeshje. Portieri i Barcelonës barazoi një rekord që ishte vënë në vitin 2005. Njëri nga këto 46 pasime rezultoi i gabuar dhe i ngriu gjakun tifozët të Barcelonës, të cilët morën frymë lirisht kur Benat largoi, por edhe mesfushori më i mirë i qarkullim, pas 46 pasimesh edhe mund të gabojë.