Napoli fiton derbin me Milanin (Video)

Skuadra e Napolit e ka fituar derbin kundër Milanit, skuadër të cilën e mposhti me rezultat 4:2.

Napoli ka dominuar ndeshjen në fillim, ku në pjesën e parë ka shënuar dy gola me anë të sulmuesit polak, Milik.

Milan për 10 minuta u rikthye në pjesën e dytë, duke shënuar dy gola me anë të Niang dhe Suso.

Por, Napoli nuk u dorëzua dhe arriti të shënonte edhe golin e tretë dhe të katërt me anë të sulmuesit spanjoll, Jose Callejon.

Gjërat më pas u vështirësuan edhe më shumë për Milanin, që ndeshjen e mbylli me 9 futbollistë, pas përjashtimit me të kuq të Kucos dhe Niangut.