CR7 ka një mesazh për Piquen (Foto)

Gerard Pique është një nga ata lojtarët që i pëlqen të ngacmojë të tjerët.

Mbrojtësi i Barcelonës shpesh herë është në qendër të vëmendjes për shkak të statuseve të tij në Twitter.

Dje (e enjte) Pique ka shkruar në llogari se Real Madridi në sezonin e kaluar ka pasur një rrugëtim të lehtë drejt trofeut të Ligës së Kampionëve.

Edhe futbollisti më  i mirë  në  Evropë , Cristiano Ronaldo, nuk shpëtoi pa u pyetur për fjalët e fundit të  mbrojtësit katalunas.

“Nuk dua të përgjigjem. Por, ajo që mund të them për Piquen është se ai mund të shikon postimin tim të fundit në Twitter”, ka thënë Ronaldo i pyetur nga El Larguero.