Autobusi i Dritës shijon rrugët (Foto)

Ashtu siç kishin paralajmëruar gjilanasit, Drita tani ka autobusin me mbishkrimin e klubit.

Autobusi modern tanimë ka shijuar edhe rrugët e Gjilanit dhe është mirëpritur nga tifozët e Dritës, shkruan Gazeta Sheshi.

Kësisoj, Drita dëshmon për organizimin e mirë javëve të fundit, pas ardhjes në krye të klubit të sponsorëve, Valon Murseli dhe Flamur Bunjaku.

Megjithatë, Drita nuk është skuadra e vetme e Superligës me autobusë me mbishkrim të klubit, pasi edhe Hajvalia dhe Trepça ’89 kanë diçka të tillë.