E pabesueshme se çfarë i kanë bërë Hakan Sukurit në Turqi

Ditë më parë ish-reprezentuesi turk është akuzuar prej autoriteteve shtetërore se po mbështet grusht shtetin në Turqi.

Por, tani së fundi Hakan Sukur është fshirë nga librat e historisë së futbollit turk.

Sportmedia.mk duke iu referuar medieve në Turqi, shkruan se Federata e Futbollit të Turqisë ka fshirë të gjitha dokumentet dhe materialet që lidhen me lojtarin më të mirë në historinë e futbollit turk.

Kujtojmë se 43-vjeçari ka udhëhequr Turqinë drejt medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror të vitit 2002, ndërsa për 112 paraqitje ka shënuar 51 gola.

hakan