Lajm i keq për tifozët e Realit (FOTO)

Real Madrid e ka nisur mbarë edicionin e ri të La Ligas, duke triumfuar në udhëtim tek Real Sociedad, megjithëse në skuadër kishte shumë mungesa. Mungesa këto që priten ta penalizojnë skuadrën madriliene edhe për gjatë javëve në vazhdim.

Mësohet se ‘gardiani’ Keylor Navas, mbrojtësi Fabio Coentrao dhe sulmuesi Karim Benzema do të qëndrojnë jashtë aksionit edhe për javën tjetër, me ç’rast tekniku francez Zinedine Zidane nuk do mund të llogarit për duelin ndaj Celta Vigos, transmeton Gazeta Sheshi.

Ndërkohë ende nuk dihet gjendja e Luka Modric, i cili gjithashtu ishte i lënduar.