Zyrtare: Drita prezanton fanelat për edicionin 2016/17 (FOTO)

Drita ka prezantuar fanelat për edicionin e ri futbollistik 2016/17 në prag të sfidës me skuadrën e Trepçës. Si një klub europian futbollistët e Dritës kanë prezantuar fanelat dhe tutat sportive që do ti shoqërojnë gjatë gjithë këtij sezoni, shkruan Gazeta Sheshi.

Kapiteni Latifi së bashku me të rinjtë e klubit kanë bërë prezantimin e fanelave “Errea”. Duelet në shtëpi Drita do ti zhvillojë me fanelat tashmë tradicionale me ngjyrë të kaltër, ndërkohë ato me ngjyrë të bardh do ti përdori në udhëtim.

Gjithashtu edhe tutat sportive do jenë me ngjyrë të kaltër, derisa skuadra e Dritës është përkujdesur edhe për çantat sportive të futbollistëve.

/Gazet Sheshi/