Pas 89-shit, edhe Gjilani ankohet në referim

Gjilani edhe pse e ka shpallur kandidaturën për titull u mposht nga Trepça ’89 me rezultat 2:1.

Por humbja nuk e ka lënduar aq shumë Gjilanin sa e kanë gjykimi i Befsort Kosumit.

Kujtojmë se edhe ekipit mitrovicas mbeti i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë pavarësisht fitores.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e klubit.

Komunikate për media nga Gjilani

Kryesia e klubit të futbollit Gjilani mbajti mbledhje te jashtëzakonshme menjëherë pas takimit me KF Trepçën 89 dhe doli me këtë komunikatë:

Kryesia e K.F. Gjilanit kishte bërë të gjitha përgatitjet e duhura që kjo ndeshje të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe ashtu ndodhi që para fillimit gjatë zhvillimit dhe pas përfundimit të takimit mysafirët dhe zyrtarët e takimit u ndan te kënaqur me organizimin e këtij takimi, por e meta e vetme ishte ndarja e drejtësisë.

Ne si donatorë dhe dashamirë të këtij sporti jem të zhgënjyer me mënyrës se si sot gjyqtari Besfort Kosumi “ndau” drejtësinë.

Ai klubin tonë e dëmtoi në dy raste te cilat ndikuan ne rezultat . Ne pjesën e parë gjyqtari kryesor nuk akordoi një penalti klasike, kurse në pjesë të dytë anësori Jakup Musolli nuk referoi një pozite jashtë loje nga e cila ne pësuam golin e dytë.

Lutemi që këso lëshimesh mos të ndodhin më në Vala Superligen e Kosovës.

Me respekt

Kryesia e K.F. “Gjilani”