Neymar – Brazili, kjo nuk pritej

Neymar, ylli i Barcelonës, nuk është më kapiteni Brazilit. Këtë vendim e ka marrë sulmuesi brazilian pas triumfit në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar ka marrë një vendim të çuditshëm pasi fitoi medaljen e artë me Brazilin në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’.

Ish anëtari i Santosit, në konferencën për media, ka njoftuar se nuk do të jetë më kapiteni i Selaçaos. Ai ka dorëzuar shiritin e kapitenit selektorit të skuadrës, Adenor Leonardo Bacchi – Tite.

“Sot, si një kampion, unë jam duke i dhënë shiritin e kapitenit. Unë kam qenë i gatshëm për të marrë shritin e kapitenit, të cilin e kam nderuar, por sot unë po e lë shiritin. Tite mund të zgjidh një kapiten tjetër. “, ka deklaruar Neymar.