Drita me autobus të ri, ja imazhet e para (FOTO)

Drita udhëton drejt Mitrovicës për tu përballur me Trepçën në javën e parë të kampionatit në sezonin e ri futbollistik. Mirëpo, ky mund të jetë udhëtimi i fundit i bardhekaltërve me autobus të thjeshtë, pasi për futbollistët dhe stafin e saj është rezervuar një autobus i veçantë, shkruan Gazeta Sheshi.

Sheshi ka siguruar pamje ekskluzive se si do të duket ky autobus, ndërkohë që detaje të rëndësishme janë të shënuara në to. Emblema e skuadrës do jetë e vendosur në pjesët anësore të autobusit, ndërkohë që nuk harrohet as ajo e tifozëve “Intelektualët”, e cila është e vendosur prapa busit.

Ndër të tjerash bie në sy edhe parulla e famshme e tifozëve “Intelektualët” e cila do jetë e shkruar në disa pjesë të busit: “Krenaria e Qytetit”.

drita busEnde nuk është bërë e ditur se a do jetë ky autobusi që do shoqërojë bardhekaltërit gjatë këtij edicioni, mirëpo një premtim të tillë e kishin dhënë drejtuesit e ri të klubit, të cilët posa kishin marrë frenat e ekipit në dorë kishin premtuar një gjë të tillë.

/Gazeta Sheshi/