“Nuk e kuptoj se si Zlatan luante me ne në Ligue 1”

Sulmuesi i St Etienne, Nolan Roux, është ndjerë keq kur e ka kuptuar se Zlatan Ibrahimovic do të largohet nga Ligue 1 drejt Manchester United.

Roux ka thënë se do t’i mungojë sulmuesi i njohur i PSG-së.

“Më vjen shumë keq që është larguar”.

“Kur ne e shihnim atë duke luajtur u mrekullonim me atë që bënte në Ligue 1. Ai ishte i qetë dhe me plot besim në atë që bënte, një nivel krejt tjetër”

“Ai duket arrogant, por është pjese e lojës. E dua atë lojtar. Kur ne kishim përballje me ta, krijonim taktika ‘anti-Zlatan’, por asnjëherë nuk kryenin punë, pasi ai gjente mënyrën të shënonte”, ka thënë Roux.