Mësoni cilët futbollistë braktisën dhe cilët iu bashkuan Trepçës 89’

Suadrat e futbollit kosovar, veç se janë të gatshme të startojnë në kampionatin e ri të Superligës i cili nis këtë javë, saktësisht më 20 gusht. Disa futbollistë janë larguar nga skuadrat në të cilat kanë qenë në sezonin që lamë pas, derisa disa të tjerë i qëndruan besnik ekipeve të tyre.

Ekipi nga Mitrovica, Trepça 89’, ka publikuar listën e futbollistëve të cilët janë larguar nga kjo skuadër dhe të atyre të cilët iu bashkuan këtij klubi.

Futbollistët e larguar :
1. Arben Beqiri (Besa)
2. Edmond Turku (Besa)
3. Gentian Mazrekaj (Besa)
4. Bujar Idrizi (Llapi)
5. Argjend Mustafa (Skënderbeu )
6. Mërgim Pefqeli (Prishtina )
7. Chenoso Offor (Renova)
8. Blerand Kurtishaj (Feronikeli)
9. Adeleke Akinyemi (I lirë)
10. Ridwan Adechina (I lirë)

LEXO EDHE  Trepça ’89 me synime të qarta

Futbollistët e transferuar:
1. Ilir Izmaku (Vushtrria)
2. Edon Pasoma (Vushtrria)
3. Daut Maxhuni (Vushtrria)
4. Përparim Islami (Prishtina).