10 lojtarët që i kanë thënë JO Manchester United

Që kur iu bashkua Manchester United, Zlatan Ibrahimovic ka thënë shumë batuta të paharrueshme të cilat i kanë kënaqur pafund tifozët. Përveçse shënoi në Community Shield si dhe kundër Bournemouth javën e kaluar, Zlatan e ka rritur pa ndihmën e askujt vlerën e United. Pas fitores me Leicester, Zlatan shprehet: “Ky është një klub i madh, mbase klubi më i madh për të cilin kam luajtur. I vetmi që mund të krahasohet është AC Milan.” Më pas Zlatan vijon: “Nuk besoj se ka një lojtar që mund t’i thotë ‘jo’ Manchester United.” Një batutë shumë kontroverse që bëri xhiron e botës, pasi në fund të fundit, ka pasur shumë lojtarë që i kanë thënë ‘JO’ United. Më poshtë keni plot 10 lojtar të klasit botëror që kanë refuzuar Djajtë.

1 – Paul Gascoigne
Sorry Zlatan, here are 10 world class players that said no to Man UnitedTottenham dhe Manchester United luftuan për Gazza-n kur u bë e qartë se ai do të largohej nga Newcastle. Në fund, Tottenham arriti ta bindte yllin e Anglisë duke shtuar disa terma personale të cilat edhe sot e kësaj dite thuhen si anekdota nga Gascoigne. Gazza më vonë u pendua për vendimin e tij, duke parë që United fitoi gjithçka që ishte për t’u fituar nën urdhrat e Sir Alex Ferguson.

2 – Alan Shearer
Sorry Zlatan, here are 10 world class players that said no to Man UnitedSir Alex bëri dy tentativa për të transferuar Alan Shearer. Kur sulmuesi anglez u largua nga Southampton dhe më vonë kur iku nga Blackburn. Herën e parë, pasuria e Jack Walker fitoi. Dhe, herën e dytë, ekipi i Newcastle, për të cilin ka bërë tifo Shearer që i vogël, fitoi dhe siguroi transferimin. Publikisht, Shearer nuk është penduar asnjëherë për lëvizjet e bëra. Por United solli Ole Gunnar Solskjaer në “Old Trafford”, një blerje shumë e suksesshme.

3 – Ronaldinho
Sorry Zlatan, here are 10 world class players that said no to Man United
Vera e 2003 u dominua nga pikëpyetja se ku do të shkonte Ronaldinho teksa periudhës te PSG po i vinte fundi. Në të njëjtën kohë, David Beckham ishte larguar nga United dhe tifozët ishin të pakënaqur. Në fillim, Beckham kishte kontakte me Barçan, por katalanasit nuk arritën të transferonin anglezin dhe kthyen vëmendjen te Ronaldinho. Braziliani ishte një sukses masiv te Barcelona dhe Beckham si përfundim shkoi te Real Madrid. Tifozët e United edhe sot e kësaj dite imagjinojnë se si do të kishte qenë karriera e Ronaldinho-s në Premier League.

4 – Aaron Ramsey
Sorry Zlatan, here are 10 world class players that said no to Man United
Duke parë se çfarë rruge ka marrë karriera e Ramsey te Arsenal, është deri diku ironik fakti që mesfushori zgjodhi Topçinjtë mbi Man United për shkak të Arsene Wenger. Edhe njëherë pikëpyetjet janë rishfaqur në ditët e fundit rreth menaxhimit të Ramsey nga Wenger, një lojtar që pësoi një dëmtim të rëndë dhe vazhdon të merret me çikërrima vazhdimisht. Ramsey vazhdon të lidhet me United, shumë kohë pasi refuzoi kontratën e Alex Ferguson kur ishte akoma te Cardiff.

5 – Sergio Ramos
Sorry Zlatan, here are 10 world class players that said no to Man United
Një nga sagat e verës së fundit ishte historia e Sergoi Ramos i cili përflitej se mund t’i bashkohej United. Në fund, mbrojtësi spanjoll vendosi të qëndronte duke rinovuar me Real Madrid. Në vitet e fundit shumë lojtarë i kanë thënë ‘jo’ United, si për shembull Cesc Fabregas dhe Thiago Alcantara, të cilët nënshkruan marrëveshje më të majme në klubet ku shkuan.

6 – Steven Gerrard
Sorry Zlatan, here are 10 world class players that said no to Man United
Trajneri legjendar i United Sir Alex Ferguson konfirmoi në autobiografinë e tij se ai është munduar të sillte ish-kapitenin e Liverpool te United. Ka pasur momente që Gerrard shihej larg “Anfield”, sidomos në verën e 2005, ku edhe Chelsea u përpoq të tërhiqte mesfushorin anglez në Londër. Në retrospekt, të shihje Gerrard me fanellën e Manchester United do të ishte diçka e çuditshme.

7 – Thomas Muller
Sorry Zlatan, here are 10 world class players that said no to Man United
Një ëndërr e Louis van Gaal teksa ishte akoma te Manchester United. Teksa bindi Bastian Schweinsteiger t’i bashkohej në “Old Trafford”, nuk arriti t’i mbushte mendjen sulmuesit bavarez të transferohej në Angli. Nuk ishte një lajm i keq për vetë Muller, i cili pak më pas rinovoi me Bayern duke u bërë lojtari më i paguar në “Allianz Arena”.

8 – Karim Benzema
Sorry Zlatan, here are 10 world class players that said no to Man United
Sipas sulmuesit francez, Manchester United çdo verë që nga 2008 deri 2011 trokiste te dera e Lyon për të siguruar shërbimet e tij. Po të kishte ndodhur, bashkë me shokun e tij të përfaqësueses Raphael Varane, mbase këto vitet e fundit nuk do të ishin një vuajtje kaq e madhe.

9 – Gareth Bale
Sorry Zlatan, here are 10 world class players that said no to Man United
Manchester United u mundua me çdo kusht të transferonte Bale nga Real Madrid, dhe raportohej se bëhej fjalë për një shifër rekord botëror. Dhe, gjatë kohës së tij në Madrid, sa herë që shtypi shkruan për ndonjë pakënaqësi të tij, United nuk nguron të hidhet sërish në sulm për sulmuesin. Por siç janë gjërat tani, me United që shpenzon shuma të çmendura për lojtarët, nuk është çudi që Bale një ditë të zgjedhë të luajë në “Old Trafford”.

10 – James Rodriguez
Sorry Zlatan, here are 10 world class players that said no to Man United
Në vitin 2012, teksa ishte akoma te Porto, Manchester United bëri një ofertë 50 milionë euro por që u refuzua nga portugezët. Një vit më vonë, kolumbiani u largua nga Porto dhe shkoi te Monaco, dhe nga aty te Real Madrid. Ironik është fakti që United ka mundësi ta transferojë fantazistin gjatë kësaj vere, por mesa duket nuk janë më të interesuar.