Miqësore: Gjilani – Masfoot Club, ja rezultati final

Gjilani ka barazuar në miqësoren e fundit para fillimit të kampionatit në Kosovë, derisa në stadiumin e Shkupit është përballur me skuadrën nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Masfoot Club, shkruan Gazeta Sheshi.

Takimi përfundoi me shifra 2-2, derisa Isa Eminhazeri dhe Kreshnik Nebiu realizuan golat për gjilanasit. Ndërkohë interesant fakti është se ekipi mysafir realizoi dy golat nga rrethi i bardhë i njëmbëdhjetë metërshit.

Gjilani mbyll kështu ciklin e dueleve kontrolluese, derisa këtë vikend do përballet me Trepçën ’89 në hapje të kampionatit kosovar.

/Gazeta Sheshi/