Zyrtare: Flamurtari transferon një super futbollist (FOTO)

Skuadra e Flamurtarit ka zyrtarizuar në pasditen e së shtunës futbollistin e njohur kosovar, Visar Zogiani. Mesfushori sulmues është prezantuar në stadiumin “Xhemajl Ibishi”, derisa me këtë transferim kuq e zinjtë pretendojnë edhe njëherë të thojnë fjalën kryesore në Ligën e Parë, në rrugëtimin e gjatë drejt rikthimit në elitë, shkruan Gazeta Sheshi.

Në dy edicionet e kaluara Flamurtari nuk ia doli të rikthehej në Superligë, pasi në duelin e barazhit u mposht dy herë nga Drita në penalti.