Prishtina triumfon në finalen e Superkupës ndaj Feronikelit

Feronikeli dhe Prishtina ‘përplasen’ këtë të shtunë (ora 16:00) për trofeun e parë sezonal, atë të Superkupës, derisa stadiumi “Shahin Haxhiislami” në Peja ka hapur dyert për të mirëpritur tifozët e futbollit, transmeton Gazeta Sheshi/

Prishtina ka fituar Supërkupën e Kosovës tetë (8) herë që nga mëvetësimi i futbollit tonë: 1995, 1996, 2001, 2004, 2006, 2008,2009, 2013, ndërsa sot synon të nënten.

Ndërsa Feronikeli ka fituar vetëm një trofe dhe atë në vitin 2015 prasezonin e kaluar. “Nikli’ kërkon ta mbrojë trofeun e Supërkupës sot në Pejë.

Tashmë dy trajnerë kanë konfirmuar formacionet me të cilat do e nisin ndeshjen:

Feronikeli – Prishtina 1-2

Mbyllet ndeshja. Prishtina triumfon në finalen e Superkupës përballë Feronikelit (2-1).

85′ – Makenda i gjendur në një mundësi fantastike për shënim gjuan vetëm jashtë portës.
80 ‘ – Pevqeli shpërdoron një mundësi të mirë shënimi, derisa gjuan jashtë portës.
72′
 GOOOAL – Ahmed Januzi rikthen epërsinë për Prishtinën, derisa goditjes së tij brenda zonës i ndihmoi edhe devijimi i mbrojtësit Gërbeshi për të përfunduar në portën e Nezirit.
63′ – Zhdrella gjuan nga ndërprerja, grushton topin Muçiqi.
55′ – Dallku provon të rikthejë epërsinë e Prishtinës, por gjuajtja e tij me kokë përfundoi jashtë portës.
50′ GOOOAL
– Behar Maliqi realion nga penaltia për ta barazuar rezultatin e ndeshjes. (Liridon Leci kishte luajtur me dorë brenda zonë sipas gjyqtari Fatmir Tahiri).
46′ – Starton pjesa e dytë me skuadrën e Feronikelit në aksion.

Mbyllet pjesa e parë!

42′ Makenda gjendet në mundësi të mirë për bardh e kaltërit, por gjuajtja e tij shkoi jashtë portës së Nezirit.
36′ GOOOAL
– Khalid brenda zonës asiston për mrekulli për Endrit Krasniqin që me një goditje zhagas mposht gardianin Neziri.
20′ – Mundësi fantastike për Feronikelin. Zhdrella gjen bukur brenda zonës Hotin, por ky i fundit e komplikon më shumë se që duhej, duke mos arritur të gjuajë mirë.
15′ – Zhdrella provon nga ndërprerja, por grushton topin Muçiqi, duke mos rrezikuar më tepër portën e prishtinasve.
11′ – Mërgim Pevqeli në mundësinë e parë për Prishtinën gjuan drejt në duart e gardianit Neziri, duke mbetur rezultati i pandryshuar.
10′ – Ndeshja e qetë po zhvillohet në Pejë, me dy skuadrat që po testojnë njëra tjetrën përmes krahëve.
8′ – Ndërpritet ndeshja. Shkak për këtë janë bërë hedhjet e mjeteve pirotenike nga tifozët e Feronikelit, mirëpo shpejt vije situata nën kontrollë.
1′ – Starton ndeshja. Topin e parë e shqelmojnë futbollistët e Prishtinës.

Feronikeli: F. Neziri – B. Krasniqi, H. Shala, F. Gerbeshi /c/, A. Limani, B. Shabani, M. Zhdrella, B. Maliqi, M. Milicaj, B. Kurtishaj, M. Hoti. Trajner: Afrim Tovërlani.

Prishtina: A. Muçiqi – L. Maxhuni, A. Dallku /c/, L. Kukaj, L. Leci – D. Curri, L. Boshnjaku, E. Krasniqi – M. Pefqeli, G. Mankenda, B. Abdul Khalid. Trajner: Kushtrim Munishi.

/Gazeta Sheshi/