Rrezik! Jo më shishe plasitike me ujë, mikrobe sa banjot

Një studimi i realizuar nga “TreadmillRevieës” tregon qartë rrezikun se të pish ujë me një shishe plastike është aq e pistë sa të lëpish ulësen e sifonit të tualeti.

Studiuesit thonë se shishet plastike janë një terren, ku ushqehen dhe shumohen shumë mikrobe të rrezikshme, nga të cilat 60 % e janë të dëmshme për shëndetin e njeriut. Një pjesë e mikrobeve do të mund të largoheshin nëse shishja do të lahej dhe distilohej siç duhej, por pjesa më e madhe e njerëzve thjesht e shpëlajnë atë, duke u bërë kështu vatër bakteresh.
Shishet që mbledhin më tepër baktere sipas studimeve janë ato nga ku pinë kryesisht sportistët, të njohur në gjuhën e përditshme si shishe “biberon” për faktin se kanë edhe një tapë të ngjashme.