SHBA: Rreth 45 mijë luftëtarë të ISIS-it janë vrarë gjatë dy viteve të fundit

Rreth 45 mijë anëtarë të lëvizjes ekstremiste të Shtetit Islamik janë vrarë dy vitet e fundit në Irak dhe Siri, deklaroi ushtria amerikane.

“Numri i luftëtarëve të ISIS-t  në vijën e frontit është duke u pakësuar, pasi  fluksi i luftëtarëve të huaj është në rënie”,u shpreh dje Sean MacFarland, komandant i koalicionit kundër Shtetit Islamik.

Megjithatë, ai theksoi  se numri prej 45 mijë të vrarë ishte thjesht një përllogaritje.

SHBA organizon koalicionin e vendeve perëndimore dhe arabe që kryejnë sulme ajrore kundër grupeve terroriste në Siri dhe Irak, që nga shtatori i vitit 2014.