FC Drita në aksion, sot zhvillon miqësore me këtë skuadër

Skuadra e futbollit, Drita, fazën e dytë të përgatitjeve është duke e zhvilluar në Ohër të Maqedonisë. Në këtë vrull të punës, ekipit i trajnerit Sadat Pajaziti, sot ka planifikuar që ta zhvillojë një takim miqësor, me ekipin nga Shqipëria, Teutën e Durrësit.

Ky ballafaqim mes këtyre skuadrave do të zhvillohet në qytetin e Pogradecit dhe do të fillojë nga ora 17:00. Ekipi bardhekaltër , është përforcuar më shumë futbollistë të rinj, duke dëshmuar kështu se do të jetë skuadër e papërshtatshme për kundërshtarët këtë kampionat.