Trepça ’89 – Prishtina, Liria – Peshkopia, këto janë rezultatet e miqësoreve

Prishtina ka triumfuar në miqësoren e zhvilluar në Riza Lushta ndaj Trepçës ’89. Me golat e Makendës dhe Osmanit, prishtinasit përfunduan ciklin e ndeshjeve kontrolluese para duelit të Superkupës ndaj Feronikelit, shkruan Gazeta Sheshi.

Kryetrajneri Kushtrim Munishi startoi me formacionin (4-4-2): Alban Muqiqi – Lorik Maxhuni, Armend Dallku /c/, Debatik Curri, Liridon Leci – Mergim Pefqeli, Endrit Krasniqi, Lorik Boshnjaku, Gauthier Mankenda – Blend Baftiu, Basit Abdul Khalid.

Ndërkohë në duelin tjetër Liria ka mposhtur Peshkopinë me rezultatin minimal 1-0 me golin e Korenicës në duelin e zhvilluar në Përparim Thaqi.

/Gazeta Sheshi/