Vlerësimi i kompanive për programerët e rinj dhe rëndësia e marketingut online

Nga: Shpat Hyseni

Në vitin 2016 është tërësisht gabim të mendohet se marketingu online është i panevojshëm. Aktualisht, lidhja më e mirë e një biznesi me klientët janë rrjetet sociale, marketingu online dhe pastaj reklamat në televizione të ndryshme apo gazeta të shtypura.

Në Kosovë ende nuk është fituar vetëdija e pronarëve të bizneseve të mëdha dhe të mesme që përmes Internetit mund të kenë më shumë klientë se sa pa të.

Kompanitë të cilat dëshirojnë një rritje apo zgjerim të produktit të tyre janë të interesuara të kenë një web-faqe apo reklamë të tyren me të cilën mund te kenë qasje më të lehtë tek klientet e tyre. Por, për ta bërë këtë, këto kompani synojnë cmimin më të ulët të mundshëm për këto shërbim, gjë se sjell degradimin e punës së palodhshme të programerëve të rinj.

Pas një hulumtimi në Internet pashë që nje web-faqe e thjeshtë në Kosovë  mund te bëhet për 100 euro nga programerë të pavarur dhe 200 euro nga kompani private. Cilësia e këtij shërbimi të ofruar me këto cmime është shumë e diskutueshme kur dihet së asnjë kompani nuk mund të marrë më shumë se sa atë që kanë paguar.

Të gjithë ata të rinj të cilët dëshirojnë të merren me këtë lloj biznesi duhet të mendohen së paku tre herë para se të vendosin për punën që do ta bëjnë për shumë vite.

Përfitimet e Marketingut online janë këto.

  1. Nga marketingu online ju mund të kapërceni barrierat e distancës.
  2. Ju mund të shisni mallrat tuaja në çdo pjesë të vendit, pa pasur nevojë të hapni zyra fizike lokale duke zgjeruar tregun tuaj të synuar.
  3. Ju gjithashtu mund të ndërtoni një biznes të eksportit pa hapur një rrjet të shpërndarësve në vende të ndryshme.
  4. Marketingu online ju lejon të personalizoni oferta për klientët, duke ndërtuar një profil të historisë së tyre blerëse dhe preferencat. Nga ndjekja e ueb-faqeve dhe informatave të cilat ju i merrni nga klientët e juaj, ju mund të bëni oferta që në shënjestër kanë interesat e tyre. Informacioni në dispozicion nga ndjekja e ueb-faqes gjithashtu ofron të dhëna për planifikimin e fushatave për shitjet e ndërlidhura në mënyrë që ju mund të rrisni vlerën e shitjeve tek klienti.

5. Marketingu online ofron një platformë të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve me klientët duke rritur nivelet e mbajtjes të konsumatorëve. Kur një konsumator ka blerë një produkt nga dyqani juaj online, ju mund të filloni marrëdhënien me të duke dërguar një email follow-up për të konfirmuar transaksionin dhe ta falënderoni konsumatorin. Dërgimi i emailave tek klientët për ofertat tuaja ju ndihmon për të mbajtur një mardhënie me ta. Ju gjithashtu mund të ftoni klientët t’ju dërgojne komente në ëeb-faqen e juaj, duke mundësuar vendosjen e komunikimit me ta.