Nora Gjakova përfundon garën olimpike

Ka përfunduar ëndrra për medalje për Nora Gjakovën në RIO 2016.

Xhudistja kosovare ka dështuar të kaloi në çerekfinale, pasi është mundur nga rumunia Corina Caprioriu, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Këtu përfundon aventura e Nora Gjakovës në Lojërat Olimpike, pjesëmarrje që natyrisht do t’i shërbejë për përvojë në të ardhmen.