Agjentët e këshilluan Scott Eastwood që të mos bëhej lodra e Taylor Swift (Foto)

Aktori i njohur Scott Eastwood, ka treguar se të premten, agjentët e tij e kanë këshilluar që të mos paraqitej në spotin e këngës së Taylor Swift, “Wildest Dreams”

“Asnjëri nga agjentët e mi nuk deshën qe unë të paraqitesha në atë spot” ka thënë 30 vjeçari.

“Ata më thanë: Përse duhet të paraqitesh aty? Përse duhet të jesh lodra e Taylor Swift?”. Por, unë ua ktheva, e përse jo?”

 Scott-Eastwood-Taylor-Swift-Wildest-Dreams-Music-Video-Picture-008

Por, djali i Clint Eastwood e kishte fjalën e fundit, dhe kështu vendosi që të paraqitej në videoklipin ‘Wildest Dreams; të Taylor Swift.

Ai madje ka postuar edhe një foto në llogarinë zyrtare në Instagram, duke thënë që Taylor është një shoqe shumë e mirë dhe është e vështirë të gjesh njerëz si ajo, prandaj kur i gjen i mban fort.

taylor-swift-wildest-dreams-teaser